RMV, dje janë gjobitur mbi 300 këmbësorë, 217 për kalimin e rrugës jashtë vendkalimit të këmbësorëve

Policia rrugore gjatë ditës së djeshme, në periudhën nga ora 9 deri në 14, ka gjobitur gjithsej 310 këmbësorë në të gjithë vendin. Prej tyre, 217 këmbësorë janë gjobitur për kalim të pasigurt të rrugës jashtë vendkalimit të këmbësorëve, 77 për kalim në semafor të kuq, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, nga numri i përgjithshëm i këmbësorëve të gjobitur, 141 janë në territorin e SPB Shkup, 36 në SPB Ohër, nga 34 në territoret e SPB Tetovë dhe në territorin e SPB Manastir.

Gjatë kontrollit janë regjistruar edhe 133 shkelje të tjera, njoftoi MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button