Pesë persona marrin padi penale për protestat në Gjorçe

Pesë persona nga gjithsej 27 të arrestuarit të cilët morën pjesë në protestat e dhunshme në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup, kanë marrë nga shtatë ditë paraburgim dhe padi penale për sjellje të dhunshme.

Ato do të akuzohen edhe për kundërvajtje për pjesëmarrje në trazira dhe dënim prej nga 700 euro. Padi për kundërvajtje dhe dënim nga 700 euro do t’u shqiptohet edhe të arrestuarve të tjerë. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka publikuar xhirime të reja nga protestat e para dy netëve.

MPB po ashtu ka njoftuar se dhunuesit dhe huliganët në lagjen Gjorçe Petrov kanë ardhur për të djegur, që të thyejnë dhe hedhin me gurë, dhe jo për të shprehur revoltën e tyre në mënyrë paqësore. Të pandehurit gjatë ditë s do të nxirren para Prokurorit publik.

Lajme të ngjashme

Back to top button