RMV, obeziteti i fëmijëve problem serioz që duhet trajtuar

Instituti i Shëndetit Publik publikoi një punim që analizon ndryshimet në peshë tek fëmijët shtatëvjeçarë në Maqedoninë e Veriut, në periudhën 2010-2019. Sipas gjetjeve në dokument, shtimi në peshë i fëmijëve shtatëvjeçar u rrit ndjeshëm nga 34.4 për qind në vitin 2010 në 37.3 për qind në vitin 2019. Obeziteti, nga ana tjetër, u rrit nga 16.3 për qind në vitin 2010 në 18.4 për qind në vitin 2019. Shkaku kryesor i kësaj rritjeje ishte rritja e ndjeshme e peshës trupore prej gati 7% te vajzat. Janë bërë matjet e gjatësisë dhe peshës trupore në një kampion përfaqësues kombëtar prej 2.059 fëmijëve shtatëvjeçarë në vitet shkollore 2010/2011 dhe 2018/2019, transmeton Portalb.mk.

“Obeziteti në fëmijëri po bëhet një nga çështjet më të rëndësishme të shëndetit publik që prek shëndetin e individëve dhe të popullatës, por edhe rëndon sistemet shëndetësore. Shpesh shoqërohet me pasoja negative si problemet psikologjike me rrezik të shtuar të shumë sëmundjeve të tjera shoqëruese më vonë në jetë si diabeti mellitus tip 2, dislipidemia, yndyra në mëlçi, e cila nuk shkaktohet nga alkooli, hipertensioni dhe sëmundjet koronare të zemrës”, qëndron në analizë.

Gjatësia te fëmijët gjatë periudhës së ekzaminuar është rritur me 1,7 centimetra, kurse pesha për 1,2 kilogramë. Si konkluzion është theksuar se ka një trend të pafavorshëm në rritje që tregon për përkeqësim të situatës me obezitetin e fëmijëve në vend.

“Duhen aktivitete më të guximshme dhe më gjithëpërfshirëse lidhur me të ushqyerit dhe shëndetin publik. Sistemi i monitorimit të obezitetit të fëmijëve në vend është krijuar mirë dhe duhet të vazhdojë si një nga sistemet kyçe të monitorimit të shëndetit publik që ofron prova për aksionet e ardhshme”, thuhet në dokument.

Ekzistojnë prova në rritje se mbipesha dhe obeziteti janë shqetësuese në Evropë në krahasim me urinë dhe kequshqyerjen. Obeziteti tek fëmijët po rritet si një nga çështjet më të rëndësishme të shëndetit publik që ndikon në shëndetin e individit dhe popullatës, por edhe rëndon rëndë sistemet shëndetësore.

“Të dhënat më të fundit krahasuese të disponueshme tregojnë se prevalenca te shtatëvjeçarët në Maqedoninë e Veriut është e ngjashme me prevalencën e vërejtur në Mal të Zi, Kroaci, Serbi, Portugali dhe Poloni (midis 30 dhe 35 për qind)”, thuhet më tej në dokument.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button