RMV, ka rënë me rreth 30 për qind numri i të infektuarve me kovid-19 në javën e fundit

6.119 raste të reja pozitive me kovid-19 janë regjistruar në 34 qytete të vendit në periudhën 14-20 shkurt, që paraqet rënie prej 29,2 për qind krahasuar me javën e kaluar. Përqindja e pozitivitetit, sipas raportit javor të Institutit të Shëndetit Publik, varion nga 16,7 në 31,1, mesatarisht 25,8 për qind, transmeton Portalb.mk.

Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n = 3.262; 53.3%), ndërsa incidenca më e lartë javore është regjistruar në Negotinë – 519.1 / 100.000, Shkup – 514.3 / 100.000 dhe Kavadar – 507.4 / 100.000.

Janë regjistruar persona të infektuar në të gjitha grupmoshat. Grupmosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç – 24,2 për qind, kurse numri më i ulët është regjistruar në grupmoshën 0-9 vjeç 5,3 për qind. Ka një rënie të numrit të të sëmurëve në të gjitha grupmoshat, me rënien më të dukshme prej 31,5 për qind në grupmoshën 20-29 vjeç dhe 31,2 për qind te moshat 50-59 vjeç.

Sipas algoritmit të ri për shërim, javën e kaluar u shëruan 8.797 persona. Javën e kaluar u raportuan gjithsej 863 riinfektime, 29.8 për qind më pak nga java paraprake.

Janëraportuar 106 të vdekur në 23 qytete gjatë javës së kaluar, 27.9 për qind më pak se javën e kaluar. Shumica prej tyre janë nga Shkupi (41). Për sa i përket moshës, shumica e vdekjeve i përkasin grupmoshës mbi 60 vjeç, ndërsa janë regjistruar të vdekkur edhe te grupmosha 50-59 vjeç (4) dhe 40-49 vjeç (1).

Në Laboratorin e virologjisë dhe diagnostifikimit molekular në ISHP, gjatë javës së kaluar janë kryer 49 mostra pozitive të SARS-CoV-2 për zbulimin e llojit omikron. Mostrat pozitive janë përzgjedhur nga rastet e testuar pozitiv në Shkup, Kavadar, Tetovë, Ohër, Strugë, Koçan, Veles, Sveti Nikollë, Shtip, Vinicë dhe Gjevgjeli.

Te 29 (59,2%) mostra të ekzaminuara, u vërtetua varianti BA.1 omikron. Te 20 (40.8%) nga mostrat e ekzaminuara është vërtetuar BA.2 omicron sublime – e njohur edhe si “stealth”.

Vaksinimi kundër Covid-19 ka nisur në vend një vit më parë. Deri më 20 shkurt të këtij viti, sipas raportit të fundit të ISHP-së, me të paktën një dozë vaksine janë vaksinuar gjithsej 869.763 persona. Gjithsej janë vaksinuar plotësisht (me dy doza) 848.573 persona, kurse me dozën e tretë janë vaksinuar 140.455 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button