Rasmusen për vizitë në Maqedoni

Në suaza të vizitës në rajon, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen sot do të qëndrojë për vizitë njëditëshe pune në Republikën e Maqedonisë.

Gjatë vizitës, siç kumtoi MPJ, sekretari i përgjithshëm i NATO-s do të realizojë takim me kryeministrin Nikolla Gruevski, ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki dhe ministrin e Mbrojtjes, Talat Xhaferi, si dhe me kryetarin e BDI-së, ALi Ahmeti.

Gjatë takimeve, Rasmusen do të njoftohet me statusin e progresit të Republikës së Maqedonisë lidhur me implementimin e proceseve reformuese, ndërkaq me qëllim themelor drejtuar integrimit të tërësishëm euro-atlantik dhe realizimit të përshpejtuar të anëtarësimit në NATO.

Lajme të ngjashme

Back to top button