Bideni ka biseduar me presidentin e Ukrainës, pas vendimit të marrë nga Putin

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka folur këtë pasdite me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është njoftuar nga Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka thënë për CNN se Biden ka folur me Zelenskyn për 35 minuta.

Pak më herët presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar dekrete për të njohur pavarësinë e dy regjioneve të Ukrainës të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia, atij të Donetzkut dhe Luhanskut, transmeton Koha.net.

“Kam diskuar ngjarjet e orëve të fundit me presidentin Joe Biden. Ne do të fillojmë takimin e Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Nacionale. Është planifikuar edhe një bisedë me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson”, ka shkruar Zelensku në Twitter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button