RMV, deri në fund të muajit studentët do të mund të aplikojnë për mbështetje financiare për ushqim

Studentët në Maqedoninë e Veriut deri në fund të muajit do të mund të aplikojnë për të fituar mbështetje financiare deri 2400 denarë për ushqim, transmeton Portalb.mk.

“Në rrjedhë është aplikimi për realizimin e së drejtës të racionit të subvencionuar për studentë,  për studentët të cilët i  plotësojnë kushtet në pajtim me Ligjin për Racionin  e Subvencionuar për Studentë, por që nuk kanë arritur të paraqiten dhe/ ose ta realizojnë këtë të drejtë deri më tani”, sqarojnë nga Ministria për Arsim dhe Shkencë.

Kjo mundësi është e hapur çdo muaj nga dita e 20-të e muajit e deri në ditën e fundit të muajit.

“Racioni i subvencionuar i studentëve është zgjidhje sistematike e rregulluar me ligj, me të cilin të rinjve ndjeshëm iu lehtësohet jeta gjatë studimeve, përkatësisht marrin 2400 denarë për 9 muaj të vitit, mjete të dedikuara për blerjen e racioneve të shëndetshme”, deklarojnë nga Ministria, duke bërë me dije që kjo është mundësi që mund të shfrytëzohet nga gjithë studentët e rregullt që janë shtetas të RMV-së.

Studentët duhet të aplikojnë përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/, ku duhet të bashkëngjitin fletëparaqitjen dhe deklaratën për saktësinë e të dhënave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button