Shkëndija siguroi licencën për Evropë

Pas kontrollit të detajuar të dokumentacionit të dorëzuar, zyra për licencim pranë FFM-së dorëzoi raport të posaçëm për secilin klub deri te Komisioni për licencim pranë FFM-së

Lajmet pozitive në radhët e Shkëndijës nuk kanë të ndalur, pas sigurimit të daljes në arenën ndërkombëtare dhe vazhdimit të kontratës së kroatit Bojan Vruçina, i shtohet edhe marrja e licencës për pjesëmarrje në Kupat Evropiane.

Lajmi konfirmohet edhe nga Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM), të cilët informojnë se Shkëndija është në mesin e ekipeve që kanë marrë “dritë jeshile” për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare.

Pas kontrollit të detajuar të dokumentacionit të dorëzuar, Zyra për licencim pranë FFM-së dorëzoi raport të posaçëm për secilin klub deri te Komisioni për licencim pranë FFM-së, e cila është kompetente për marrje të vendimeve. Pasi dokumentacioni i dorëzuar nga radhët e Shkëndijës ka qenë i kompletuar, vjen vendimi që “kuqezinjtë” të jenë në mesin e 5 klubeve që marrin licencë, nga gjithsej 9-të skuadra që kishin aplikuar. Me këtë vendim, Shkëndija tani më duhet vetëm të mendojë në përgatitje sa më të mirë të ekipit dhe fat të mirë në shortin për kundërshtarin e parë në Liga Evropa.

Lajme të ngjashme

Back to top button