Hulumtim: Dhuna ndaj grave për katërdhjetë vjet promovohet nëpërmjet muzikës rajonale

Ana Ninkoviq, studente në Fakultetin e Arteve Dramatike në Beograd, shkaktoi reagime të shumta në rrjetet  sociale me dokumentarin e saj “Dhuna ndaj grave në këngët tona”, të cilin e ka realizuar për provimin e Pop-Kulturës. Nga media digjitale deri në trans-media, nëpërmjet të cilave ajo e hulumton dhunën ndaj grave nëpërmjet muzikës, këngëve turbofolk, pop, rock, rap dhe hip-hop, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Ajo, projektin e provimit, e ka imagjinuar si një sekuencë montazhi të këngëve serbe, përkatësisht rajonale që përmbajnë motive të dhunës fizike, seksuale dhe/ose psikologjike ndaj grave në partneritete. Ajo e ndan filmin e saj në dy tërësi logjike: në perspektivën femërore dhe atë mashkullore.

Studentja i ka përzgjedhur tridhjetë e gjashtë këngë nga interpretues serbë, kroatë, boshnjakë dhe sllovenë, me e vjetra nga të gjitha këngët është publikuar në vitin 1981, kurse më e reja në vitin 2020. Në to romantizimi i poshtërimit të femrës është dëshmia kulmore dashurisë për burrin, ndërsa relativizimi dhe nxitja e dhunës mashkullore në kontekstin familje-partner është motiv qendror.

Duke e shpjeguar hulumtimin e saj, Ninkoviq thotë se ideja fillestare e këtij projekti ishte mbledhja, sistemimi dhe shqyrtimi i të gjitha këngëve rajonale të muzikës popullore në të cilat mbizotërojnë motive të dhunës, gjegjësisht thirrje për dhunë ndaj grave, qoftë fizike, seksuale, psikologjike apo verbale, si dhe motivet për idealizimin e poshtërimit dhe bindjes femërore.

Gjatë punës, me ndihmën e anëtarëve të grupit në Facebook të quajtur Women’s Affairs, ajo ia ka dalë të mbledhë mbi njëqind këngë, nga të cilat më vonë ka bërë një përzgjedhje të këngëve që përfshijnë të gjitha llojet e dhunës ndaj grave dhe poshtërimit të grave, këngë në të cilat dhuna është në kontekstin e marrëdhënieve familje-partner dhe poshtërimi është prova e fundit e dashurisë femërore.

Ninkoviq në punimin e saj, që është në dispozicion të publikut, thekson se pasi i kishte ndarë këngët e përzgjedhura në katër nëngrupe tematike, përkatësisht: dhunë seksuale, dhunë fizike, poshtërim femëror, kombinim i poshtërimit femëror me dhunë fizike dhe/ose seksuale, vendosi të ndaje filmin në dy blloqe, pra dy tërësi logjike – perspektiva femërore dhe ajo mashkullore.

Përfundimi që doli nga kjo është se në këngët ‘femërore’, pra në këngët ku subjekti lirik është femëror, mbizotëron motivi i dashurisë së pakushtëzuar për partnerin, qoftë edhe me çmimin e vuajtjes së poshtërimit, abuzimit dhe dhunës. Është gjithashtu interesant të theksohet se shumica e këngëve ‘femra’ i përkasin zhanrit turbofolk (14), ndërsa i vetmi zhanër tjetër i përfaqësuar është pop (3 këngë). Këngët në të cilat subjekti lirik është burrë, kanë temën ‘riedukimin’ e forcës fizike të gruas së pabindur, dhuna seksuale (ose fizike) që është arsye për mospranim të refuzimit dhe hakmarrjes me maltretim fizik të gruas ‘tradhtare’. Këngët ‘mashkullore’ të pasura me zhanër janë të përhapura në: hard-rock (8), pop (4), rap (4), country (1), folk-rock (1), dhe është interesante se ndryshe nga grupi i parë, kjo përfshin vetëm një këngë turbofolk”, thekson Ninkoviq.

Studentja thekson se gjithashtu duhet përmendur kontrasti në formën e sfondit muzikor. “Këngët në të cilat subjekti lirik femëror pëson poshtërim shoqërohen shpesh me tone të baladave, muzikë dhe zë si vajtues, ndërsa në këngët nga këndvështrimi mashkullor shpesh hasim sfonde muzikore gazmore që të bëjnë të kërcesh”, ka vënë në dukje Ninkoviq.

Hulumtimi i saj ka treguar se rrëfimi i tillë ka dominuar për gati katërdhjetë vjet në muzikën popullore rajonale, pavarësisht nga zhanri dhe mjedisi kulturor të cilit i drejtohet një interpretues i caktuar.

Konkluzioni është se grupi i parë “femëror” i këngëve e relativizon dhe romantizon nënshtrimin femëror që vlerëson nivelet e poshtërimit dhe madje pranimit “vullnetar” të dhunës fizike dhe seksuale, e cila lavdëron mos kushtëzimin e “dashurisë” më të fortë se integriteti personal fizik, mendor dhe emocional.

Grupi i dytë, nga ana tjetër, e relativizon dhe shpeshherë lavdëron hakmarrjen fizike ndaj një gruaje që nuk është plotësisht e nënshtruar qoftë ajo tradhtare, e pabindur, e mërzitshme apo pa vullnet.

Në fund të dokumentarit të saj, studentja citon informacione nga Qendra Autonome e Grave dhe FemPlatz, të cilat transmetojnë statistika për femicidet në Serbi gjatë vitit 2021, por edhe në përgjithësi. Sipas tyre, në periudhën nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2021, në bazë të mbulimit mediatik, janë regjistruar gjithsej 20 vrasje të grave të rritura në kontekst familje-partner, prej të cilave në dy raste janë të ashtuquajturat femicide të zgjatura.

Përveç viktimës kryesore, autorët kanë vrarë edhe persona të tjerë të afërt. Në kontekstin partneritet-familjar, janë regjistruar 16 tentativa për vrasje të grave. Autorja e dokumentarit vë në dukje se numri mund të jetë edhe më i madh, sepse jo të gjitha rastet përfundojnë në media dhe nuk mund të përcaktohet se sa gra vdesin si pasojë e vuajtjeve shumëvjeçare.

Ajo citon gjithashtu studime dhe analiza të shumta që tregojnë se fëmijët që janë dëshmitarë të dhunës ndaj nënave të tyre janë gjithmonë viktima indirekte, ndërsa shumë shpesh dhunë ka edhe ndaj fëmijëve.

“Rritja në mjedis familjar të dhunshëm ka shumë implikime negative për fëmijën, zhvillimin emocional dhe social dhe sjelljen e mëvonshme në moshën madhore; ose nga ekspozimi ndaj dhunës në fëmijëri është një faktor rreziku për cenueshmërinë dhe viktimizimin, për dhunën në moshë madhore ose probleme në sjellje, probleme të shëndetit fizik ose mendor”, përkujton Ninkoviq.

Sipas saj, shqetësues është fakti që gratë shpesh binden se e kanë merituar dhe e kanë provokuar çdo dhunë fizike dhe psikologjike. Autorja iu referohet edhe studimeve të shumta psikologjike kushtuar ndikimit të formateve të kulturës popullore në sjelljen e konsumatorëve të llojeve të caktuara të përmbajtjes, të cilat tregojnë se edhe ekspozimi afatshkurtër ndaj këngëve, tekstet e të cilave janë plot dhunë, rrit prirjen për të menduar dhe afekt, ndërsa ekspozimi afatgjatë e nxit zhvillimin e personalitetit agresiv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button