BE: Mediat pro-ruse shtrembërojnë faktet për Ukrainën

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, deklaroi se mediat ruse të kontrolluara nga shteti shtrembëruan faktet për Ukrainën, raporton Anadolu Agency, transmeton Portalb.mk.

Borrell, në postimin e tij në Twitter, u shpreh se “media ruse e kontrolluar nga shteti vazhdon të prodhojë akte dhune që pretendon se janë kryer kundër popullsisë në Donbas”, duke shtuar se “libri i lojërave të Kremlinit po nxjerr qartë justifikime për të pushtuar Ukrainën”.

Borrell shpërndau linkun e faqes së internetit të BE-së kundër dezinformatave të Rusisë.

E titulluar “Libri i lojërave të Kremlinit: Nxjerrja e justifikimeve për të pushtuar Ukrainën”, faqja thekson se janë përfshirë “mitet më të dukshme dhe më të rrezikshme”.

Sipas kësaj faqeje të internetit, media shtetërore ruse po intensifikon akuzat e saj për “sulme të fshehta” të Ukrainës. Këto shpërndahen pothuajse njëkohësisht me video-mesazhe nga udhëheqësit e militantëve të mbështetur nga Rusia. Këto mesazhe përfshijnë një thirrje për evakuim masiv në Rusi, që në fakt nënkupton zhvendosjen e civilëve. Shembuj ishin sulmi i fundit në kopshtin e fëmijëve dhe mohimi i tij nga Kremlini.

Një mit tjetër është se Ukraina po planifikon një sulm terrorist në Donbas ose Rusi, por këto akuza u vlerësuan si një “operacion me flamur të rremë”.

Gjithashtu thuhet se Rusia kishte pretenduar se po kryhet gjenocid kundër popullatës rusisht-folëse në Ukrainën lindore, se do të përdoren kemikale dhe armë të tjera të ndaluara kundër civilëve në Donbas dhe se SHBA-ja po planifikon një sulm me armë kimike në Donbas me një operacion “me flamur të rremë”.

Në faqen e internetit u theksua se të gjitha akuzat ishin të pabaza, se nuk kishte dëshmitarë okularë dhe se Rusia kishte përdorur shpesh këto taktika gjatë viteve.

Gjithashtu thuhet se mediat pro-ruse kanë një histori të gjatë të shtrembërimit të fakteve mbi këtë temë, duke përfshirë mohimin e sulmeve me armë kimike të regjimit të Bashar al-Assad në Siri.

Sulmi në kopshtin e fëmijëve

Në një deklaratë të bërë nga ushtria ukrainase më 17 shkurt, thuhet se forcat e mbështetura nga Rusia në vend qëlluan me artileri në një fshat në rajonin e Luganskut dhe në sulm u godit një kopsht fëmijësh.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, për sulmin tha: “Sot, jam i sigurt se tashmë e kuptoni, një kopsht fëmijësh u bombardua si pjesë e një operacioni me flamur të rremë i krijuar për të diskredituar ukrainasit dhe për të krijuar provokim të rremë për një akt rus”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha: “Ne pamë se Rusia po përpiqet përmes një operacioni ‘me flamur të rremë’ që ta justifikojë pushtimin e Ukrainës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button