RMV, në mesnatë do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës

Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullor për Energji të Maqedonisë Veriore (KRRE), nga mesnata benzina dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të shiten me çmime më të larta. Nafta nuk ka ndryshim çmimi, transmeton Portalb.mk.

Çmimet e benzines dhe vajit ekstra të lehtë do të rriten gjysmë denarë për litër.

Çmimi me pakicë i benzinës Eurosuper BS-95 do të jetë 82,5 denarë/litër, ndërsa Eurosuper BS-98 do të jetë 84,5 denarë/litër.

Çmimi me pakicë i Eurodieselit (NV V) mbetet 74 denarë/litër, sipas vendimit të së hënës së kaluar.

Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rritet për gjysmë denarë dhe nga mesnata do të jetë 73,5 denarë për litër.

Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS rritet për 0,43 denarë për kilogram dhe nga mesnata do të jetë 46,921 denarë/kg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button