RMV, 120 denarë në dy pikë-pagesat e reja në relacionin Shtip – Milladinovci, do të jenë gati në muajin maj

Dy pikë-pagesat e reja në autostradën “Goce Dellçev” nga Miladinovci në Shtip, të cilat po ndërtohen në afërsi të Preodit dhe Kadrifakovës, së bashku do të kushtojnë 120 denarë për një drejtim. Sipas deklaratës së drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore” Ejup Rrustemi, ndërtimi i tyre duhet të përfundojë deri në fund të muajit maj, raporton 360Shkallë, transmeton Portalb.mk.

“Çmimi i pikë-pagesave është përcaktuar sipas Ligjit për rrugë shtetërore – 2,57 denarë për kilometër. Pra, pikë-pagesa në Preod do të jetë 50 denarë, ndërsa në Kadrifakovë do të jetë 70 denarë”, tha Rrustemi duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas inspektimit të ndërtimit të autostradës në Koçan.

Kjo do të thotë, së bashku me pikë-pagesën ekzistuese në Miladinovci, e cila kushton 40 denarë, nga Shkupi për në Shtip qytetarët vetëm për pikë-pagesa duhet të paguhet 160 denarë për një drejtim.

Në konstatimin se ka reagime nga qytetarët se bëhet fjalë për distancë të shkurtër dhe çmim të lartë, ai tha se ata janë në kontakt me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Ministrinë e Financave, si dhe me Qeverinë, dhe përgjatë këtij viti do të shqyrtojnë gjitha mundësitë rreth çmimit. I pyetur nëse do të ketë korrigjim të çmimit, Rrustemi tha se nuk mund të thotë asgjë para kohe.

“Nuk mund t’ju ​​them asgjë para kohe, e gjithë analiza është duke u bërë sepse të gjithë të ardhurat që vijnë nga pikë-pagesat i investojmë në ndërtimin e rrugëve të reja dhe rehabilitimin e të gjitha rrugëve që janë nën ndërmarrjen e rrugëve shtetërore”, tha Rrustemi.

Sa i përket mënyrës së pagesës dhe përdorimit të mundshëm të vinjetave, drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore” theksoi se modernizimi shkon drejt pagesave elektronike, që është një metodë më e mirë se vinjetat dhe është e mbështetur nga BE-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button