MPJ ka kontaktuar me shtetasit e Maqedonisë në Ukrainë – janë siguruar të punësuarit në ambasadë

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në brifingun e sotme informoi se të gjithë shtetasit e Maqedonisë që ndodhen në Ukrainë, janë lokalizuar dhe kontaktuar nga ambasada jonë në Kiev. Ai përsëriti sot se familjet e dy diplomatëve maqedonas në Ukrainë janë tërhequr, ndërsa 30 vëzhgues tanë të OSBE-së mbeten në vend në kuadër të Misionit special të monitorimit, transmeton Portalb.mk.

Ai informoi se 12 shtetas të Maqedonisë tashmë janë larguar nga Ukraina, ndërsa qytetarëve të tjerë javën e kaluar u është dërguar apel që të kthehen në vend derisa  edhe më tej funksionojnë fluturimet e rregullta komerciale.

Diplomatëve maqedonas në Kiev u janë paguar rroga dhe qiratë për tre muaj paraprakisht, nga frika e kolapsit të sistemit të atjeshëm financiar. Me këtë, krijohen të gjitha kushtet për funksionimin e ambasadës sonë në Ukrainë në periudhën e ardhshme.

Ministri Osmani shtoi se tërheqja e vëzhguesve maqedonas të OSBE-së nga Ukraina është më specifike, pasi Maqedonia e Veriut është pjesë e kryesimit të OSBE-së dhe duhet të kemi kujdes se çfarë mesazhesh dërgojmë në lidhje me mekanizmat monitorues të Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button