RMV, Higjiena Komunale-Shkup pastroi mbeturinat nga poligoni i veturave nën Kala

Ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup gjatë fundjavës së kaluar kanë pastruar poligonin e veturave nën Kalanë e Shkupit dhe përreth lumit Vardar, njoftojnë nga kjo ndërmarrje publike, raporton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Në kuadër të aksionit janë angazhuar 20 punëtorë në terren dhe janë larguar përafërsisht 15 metra kub mbeturina komunale të përziera dhe mbeturina ndërtimore”, thuhet në njoftimin e Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale-Shkup.

Ndryshe, Meta.mk në fund të janarit bëri të ditur se ky lokacion është shndërruar në deponi ilegale, ku hidhen mbeturinat. Nuk është pastruar, përkundër paralajmërimeve të kryetares së Shkupit, Danela Arsovska, se të gjitha deponitë ilegale do të pastrohen në 82 ditët e para të mandatit të saj.

Zona e komunikacionit nën Ambasadën e SHBA-së në Komunën Qendër është një nga lokacionet ku janë hedhur mbeturinat në vazhdimësi prej vitesh nga persona të pa përgjegjshëm. Autoritetet e qytetit mbollën pemë në rrugën Lazar Lichenovski për të penguar hedhjen e mbeturinave nga lartë poshtë, por edhe kjo nuk i pengon qytetarët e pa përgjegjshëm të hedhin mbeturina.

Ndryshe, gjendja me përzgjedhjen parësore dhe dytësore të mbeturinave në Shkup pothuajse nuk ka ndryshuar fare në krahasim me vitin 2020. Edhe atëherë të dhënat treguan se NP “Higjiena Komunale” në qendrat e përzgjedhjes së plastikës, letrës dhe xhamit ka përzgjedhur 0,3% të mbeturinave të grumbulluara komunale në Shkup. Kjo do të thotë se pjesa më e madhe e mbeturinave, pra mbi 99 për qind e asaj që mblidhet prej kontejnerëve, përfundon në deponinë Drisla, e cila po mbushet me të shpejtë.

Për dallim nga vendi ynë, në vendet anëtare të BE-së sasia e mbetjeve të përzgjedhura rritet nga viti në vit, por edhe sasia e plehrave që hidhen nëpër deponi. Në nivel të BE-së, vetëm rreth gjysma e totalit të mbetjeve të gjeneruara përfundon në deponi, ndërkohë pjesa e mbetur riciklohet, kompostohet ose digjet në inceneratorë.

Portalb dhe Meta tani më disa muaj me radhë raportojnë për problemet me menaxhimin e hedhurinave në vend, me ç’rаst e kemi theksuar që pikërisht rajoni i Shkupit krijon sasinë më të madhe të hedhurinave komunale në nivel të gjithë vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button