VMRO dhe LSDM kanë vazhduar përplasjet për ligjin për mësimdhënësit

Deputetja e VMRO – DPMNE-së, Ivanka Vasilevsk sot akuzoi partitë në pushtet se dëshirojnë që në mënyrë “kontrabanduese dhe jo të rregulltë” të vendoset në rend dite në Komisionin për arsim, shkencë dhe sport, ligj i cili sipas partisë opozitare, ka për qëllim partizim të tërësishëm të arsimit, transmeton Portalb.mk.

“LSDM siç bën zakonisht, dëshiron të vendoset në mënyrë të parregullt rend dite të Komisionit për arsim, shkencë dhe sport, në mënyrë kontrabanuese ligj i cili ka për qëllim partizim të tërësishëm të arsimit. Janë të rrejshme tezat e deputetëve të shumicës qeveritare të cilët kot tentojnë ta mbrojnë këtë ligj të dëmshëm. Me këtë ligj LSDM dhe BDI parashohin ndërprerje të njërit prej mekanizmave për kontrollë të cilësisë në arsim, përkatësisht të punësohen arsimtarë dhe profesorë në kohë të pacaktuar, pa stazh të praktikës”, tha Vasilevska.

Ndërkohë, nga LSDM përmes një komunikate akuzuan VMRO – DPMNE-në për bllokim të propozim – ligjit për arsimtarë dhe bashkëpunëtorë profesionist.

“Bllokadat, sjellja e turpshme dhe refuzimi të marrin pjesë në sigurimin e standardit më të mirë për të gjithë tregojnë se VMRO – DPMNE nuk dëshiron mësimdhënësit të marrin pagë më të lartë. Pse VMRO – DPMNE është kundër rritjes dhe rritjes së vazhdueshme të pagave të mbi 27.000 mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesionisht në arsimin fillor dhe të mesë? Pse VMRO – DPMNE është kundër sigurimit të sigurisë juridike dhe ekonomike të kuadrit mësimor dhe t’u mundësohet punësim me kohë të pacaktuar, siç i kanë mbajtur në pasiguri dhe i kanë keqpërdorur votat e tyre në kohën e regjimit?”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Lligji për mësimdhënës, në fazë të parë, ka hyrë në procedurë parlamentare që në qershor të vitit të kaluar, kur ministre e Arsimit ishte Mila Carovska. Por, për shkak të obstruksioneve, ende nuk ka filluar diskutimi për të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button