Mbështetje nga Blinken për dialogun Shkup – Sofje
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka njoftuar në Facebook se, fjalimin e zëvendëspresidentes së SHBA-së, Kamala Harris të mbajtur në margjinat e konferencës së Myninut, e ka ndjekuar me sekretarin shtetëror të SHBA-së, Antony Blinken dhe kryeministrin bullgar, Kiril Petkov dhe ka njoftuar se Blinken ka shprehur shprehur mbështetjen për dialogun Shkup – Sofje, transmeton Portalb.mk.
“Një takim i përzemërt me sekretarin shtetëror të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken gjatë fjalimin të zëvendëspresidentes së SHBA-së, Kamala Harris. E ndajmë mendimin se së bashku jemi më të fortë si aleatë në NATO. Sekretari shtetëror Blinken ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për dialog dhe miqësi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bulgarisë dhe ka ndarë dëshirën e tij të sinqertë të na sheh së bashku në BE. SHBA mbetet partneri ynë i përkushtuar në tejkalimin e sfidave”, ka shkruar Kovaçevski.
Kujtojmë se, në kuadër të kësaj konference edhe kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski, zhvilloi takim bilateral me homologun e tij bullgar. Dy kryeministrat verësuan se forma e re e bashkëpunimin përmes grupeve të punës do të krijon zgjidhje të problemeve si dhe që dialogu do të krijoj zgjidhje për të ardhmen evropiane.
Ndryshe, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Tito.
Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria këtë vit i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.
Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedono – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Dellçevit.