Kosovë, 8 viktima dhe 249 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se 8 persona të infektuar me COVID-19 kanë ndërruar jetë, derisa numri i viktimave nga ky virus ka shkuar në 3.098, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 249 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 224.965.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 2.804 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë 1.745.231 teste.

Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 1.129 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 216.794, ndërsa numri i rasteve aktive është 5.073.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 1.209 doza të vaksinës ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.806.746 doza të vaksinës. Deri më sot 812.831 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button