RMV, 140 mijë objekte pa leje presin për t’u legalizuar

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski u bëri thirrje deputetëve, që ta zhbllokojnë miratimin e Ligjit të ri për objektet e ndërtuara pa leje, raporton Alsat.

Teksti i ri i ligjit, sipas informacioneve, ka ndryshuar 12 nene të diskutueshme për ekspertët. Ata ishin arsyeja që presidenti Stevo Pendarovski në maj të vitit të kaluar nuk e nënshkroi dekretin, me të cilin duhej të hynte në fuqi ligji tashmë i miratuar.

Ligji i parë për legalizimin e objekteve pa leje është miratuar në kohën e qeverisjes së Nikolla Gruevskit dhe ka zgjatur 10 vjet. Por, më pas qeveria e Zaevit vendosi ta zgjasë periudhën e vlefshmërisë.

Sipas informacioneve, ekzistojnë edhe 140 mijë raste të pazgjidhura të qytetarëve, për të cilat kërkesat për legalizim tashmë janë dorëzuar në komuna. Deri më tani janë legalizuar mbi 260 mijë objekte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button