Skandal korruptiv: Është arrestuar ministri kroat Horvat

Autoritetet policore sot në mëngjes kanë kryer bastisje në shtëpinë e ministrit kroat për Ndërtimtari, Planifikim Hapësinor dhe Pronë Shtetërore, Darko Horvat, në Megjumurje. Hetimet janë të lidhura me keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar. Ministri Horvat, sot pasdite pritet të dëgjohet, njofton 360 Shkallë, transmeton Portalb.mk.

Sipas informatave jozyrtare, bëhet fjalë për hetim për veprime të paligjshme disa milionëshe. Organet hetuese e kontrollojnë përzierjen e Horvatit në keqpërdorime që dyshohet se ish ndihmësja e tij, Ana Mandac.

Kabineti për Shkatërrim të Korrupsionit dhe Organizimit Kriminal (KSHKOK), dyshon se me kërkesë të ish kryetares së Knin, Josipa Rimac, ka organizuar ndihmë shtetërore për sipërmarrës nga Ministria e Ekonomisë në kohën që e ka udhëhequr Horvat.

Bashkë me Horvat, nën hetim janë edhe ish ministri i Bujqësisë, Tomisllav Tolushiq dhe zëvendëskryeministri, Boris Millosheviq. Sipas informatave të deritanishme, ata dyshohen se kanë kërkuar punësime nëpërmjet lidhjeve dhe për dhënie të ndihmës shtetërore.

Informatat jozyrtare tregojnë se është kontestuese ndarja e parave nga programi për zhvillim të sipërmarrësisë dhe veprimtarisë artizanale në fushat e populluara me përfaqësues të komuniteteve pakicë.

Paratë, eventualisht, janë dhënë pa kriter, por ende nuk dihet se sa është shuma e përgjithshme që është ndarë në këtë mënyrë, por as se nga sa para u janë dhënë.

Edhe pse informatat fillestare ishin se nën hetim është edhe ministri i Punës, Josip Aladroviq, Agjencia Hina ka njoftuar se ajo nuk është e saktë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button