Sali: Që të lehtësohen masat kundër COVID-19 duhet 70% e popullatës të jetë e imunizuar

Në kuadër të skriningut të popullatës, sot janë kryer testime serologjike për antitrupa falas në Manastir. Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, sot nga Manastiri tha se është parashikuar të bëhen rreth 3.000 analiza prej të cilave 1.000 në Shkup, a 2.000 në qytetet e tjera, njofton Portalb.mk.

Ministri tha se prej rezultateve të këtyre testimeve do të varet edhe lehtësimi i mëtutjeshëm i masave, ndërkaq për t’u kthyer në normalitet, nevojitet që mbi 70% e popullatës të jenë të imunizuar.

“Numri i të sëmurave në nivel të shtetit është ulur pak nga piku i valës së katërt. Niveli i vaksinimit dhe imunizimi i tërësishëm i popullatës sonë është më e ulët së në Evropë. Ne dëshirojmë që të kemi rezultate pozitive nga analizat që i bëjmë, që në bazë të asaj t’i ulim masat që të jemi më të lirë për funksionim. Por, gjithçka varet nga gjendja epidemiologjike e qytetarëve tanë. Nëse marrim rezultate të cilat janë pozitive, gjegjësisht mbi 70% e popullatës nëse është e imunizuar, atëherë mund të themi se fillojmë me lehtësimin e masave”, tha Sali.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button