“Bllokada e Bullgarisë”, në fokus të zyrtarëve të RMV-së në Konferencën e Sigurisë në Munih

Çështja e bllokadës së Bullgarisë ndaj hapjes së bisedimeve të BE-së me Maqedoninë e Veriut, ka qenë në fokus të takimeve të kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe delegacionit qeveritar, por edhe presidentit Stevo Pendarovski, gjatë vizitës në Konferencën e Sigurisë në Munih, njofton Portalb.mk.

Delegacioni qeveritar i Maqedonisë së Veriut dhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, po qëndrojnë në Munih të Gjermanisë ku prej dje ka filluar Konferenca e Sigurisë dhe e njëjta do të mbarojë nesër më 20 shkurt. Ky edicioni i 58-të i Konferencës së Sigurisë së Munihut, këtë vit i kushtohet temës “Bashkëpunimi Ndërkombëtar në kohëra të rritjes së krizave” dhe marrin pjesë krerë të shumtë shtetesh, krerë qeverish dhe ministra, si dhe përfaqësues të lartë të për çështje të rëndësishme të sigurisë së organizatave ndërkombëtare.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski është i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani. Gjithashtu, në Mynih po qëndron edhe Stevo Pendarovski.

Kovaçevski bashkë me delegacionin qeveritar, është takuar me kryeministrin dhe bullgar Kiril Petkov.

“Të pranishmit kanë shprehur kënaqësi nga procesi i dinamizimit të bashkëpunimit rajonal nëpërmjet realizmit të konceptit të grupeve punuese dhe aktiviteteve konkrete dhe propozimeve të cilat kanë dalë nga puna e tyre. Të dy kryeministrat e vlerësuan si pozitiv punën e grupeve të ekspertëve dhe komunikimin e realizuar dhe bashkëpunimin sektorial si metodë efikase për thellimin e marrëdhënieve dhe ngritjen e nivelit të dialogut politik”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Sipas kumtesës, kryeministrat kanë shprehur shpresë se bashkëpunimi dhe dialogu do të sjellin rritje të përfitimeve të qytetarëve dhe do të çojnë deri te gjetja e zgjidhjeve dhe ardhmërisë evropiane.

Sot, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka realizuar takim me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, në kuadër të pjesëmarrjes së Konferencës për Siguri në Mihën. Siç kumtojnë nga Kabineti i Presidentit, homologët kanë diskutuar për mundësinë e tejkalimit të sfidave për fillimin e bisedimeve hyrëse me BE-në, duke theksuar se suksesi i politikës së zgjerimit, do të varet nga rasti i RMV-së.

“Presidenti Pendarovski iu falënderua për mbështetjen parimore dhe të vazhdueshme për ardhmërinë evropiane të Maqedonisë së Veçantë, veçmas gjatë kohës së udhëheqësisë sllovene me Këshillin e Unionit. Presidenti ka informuar për ndodhitë e fundit në atë kontekst edhe për dinamikën që parashikohet mes dy qeverive, duke theksuar se RMV është e përkushtuar që të punojë në gjendjen e zgjidhjes evropiane, të dinjitetshme në sfidat bilaterale me bullgarinë”, thuhet në kumtesë.

Kovaçveski u takua edhe me kryeministrin grek, Kirijakos Micotakis, por edhe atë të Kosovës, AlbinKurti, por edhe me presidentin malazez, Millo Gjuknoviq.

Më tej, Pendarovski, sipas kumtesës, ka thënë se hapja e bisedimeve hyrëse për anëtarësimin e RMV-së në BE, do të kon kontribuojë pozitivisht për prosperitetin dhe stabilitetin e tërë rajonit, a do të japë impuls shtesë në proceset gjithëpërfshirëse në shtet.

Ndryshe, sot, kryeministri Kovaçevski, në kuadër të programit zyrtar të Konferencës së Sigurisë së Munihut të organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), do të mbaj fjalim në debatin për perspektivat e BE-Ballkanit Perëndimor “Mos u ndani – duke vizatuar një rrugë për “BE-në dhe Ballkanin Perëndimor”.

Në kuadër të aktiviteteve të anëtarëve të delegacionit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska do të mbajë fjalim në Panelin “Mbrëmja kushtuar inovacionit”. Petrovska do të marrë pjesë në sesionin “Bashkëbisedim me ministren e re gjermane të Mbrojtjes”. Ministrja e Mbrojtjes do të marrë pjesë edhe në një seancë kushtuar kontrollit të armëve, si dhe në panelin “Rusia, Ukraina dhe siguria në Evropë”, si dhe do të ketë disa takime me ministrat e Mbrojtjes dhe autoritetet ushtarake e të mbrojtjes.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munih, do të marrë pjesë në një ngjarje të veçantë së bashku me të gjithë Ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor, organizuar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Berbok. Osmani do të mbajë fjalimin e tij në manifestimin “Vrima në zemër të Evropës? Kthim në drejt Ballkanit Perëndimor “dhe do të ketë disa takime me kolegë nga vendet evropiane dhe joevropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button