DJ-i botëror Tiesto në qershor performon në Shkup

Njëri ndër yjet më të mëdha dhe më konzistente në muzikën elektronike sot, DJ-i holandez dhe producenti Tiesto më 16 qershor do të vijë në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Ai vjen në Shkup më 16 qershor në stadionin e ARM-së, më i madh se kurdoherë deri më tani dhe performanca e tij është ekzkluzive nëse merret parasysh se vitet e fundit performon ose në Amerikë ose vetëm në festivale të mëdha siç është Utra Music dhe Tomorrowland. Në skenën botërore të muzikës, Tiesto konsiderohet si shumë më shume se DJ dhe producent”, thuhet në kumtesën e Avalon Production.

Disa nga këngët më të njohura,”The Business“, „Don`t be shy“, „BOOM“, „Ritual“, „Secrets“ si dhe kënga në bashkëpunim me këngëtaren nga Amerika Ava Max ”The Motto“  do të jeën pjesë e repertoarit të paralajmëruar.

Biletat për këtë ngjarje ekzkluzive kanë dal në shitje sot (18.02.2022), përmes rrjetit të shitjes së Avalon në Maqedoni dhe online në avalon.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button