Do të ndërtohet parking në kate në Çair, premtoi sot kryetarja Arsovska

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, sot ka premtuar që do të ndërtojë një parking-montazh në kate në hapësirën afër Qendrës Tregtare “Çairasja”, transmeton Portalb.mk.

“Në disa lokacione në Shkup janë planifikuar parkingje të reja të montuara me kate, ndërmjet të cilëve është edhe parkingu pranë Qendrës tregtare “Çairçanja”. Bëhet fjalë për një hapësirë në të cilën është planifikuar të ndërtohet parking i montuar për të rritur numrin e vendeve për parkim në këtë pjesë të qytetit”, bëjnë me dije nga Qyteti i Shkupit, duke vlerësuar se me këto parkingje do të krijohet zgjidhje për parkimin në këtë pjesë të qytetit.

Kryetarja Arsovska sot vizitoi këto hapësira së bashku me sekretarin e Qytetit të Shkupit, Gjoko Velkovski dhe drejtorin e NP “Parkingu i Qytetit” Bojan Hristovski.

Ndryshe, Komuna e Çairit vazhdon të përballet me problemin e parkingut. Edhe pse, kryetari Visar Ganiu që në mandatin e kaluar, kishte premtuar se do të zgjidh këtë problem, nuk u ndërmor ndonjë projekt më serioz në këtë drejtim dhe qytetarët vazhdojnë të shërbehen me vend- parkingje të improvizuara. Si pasojë e mungesës së vend-parkingjeve, qytetarët detyrohen që veturat e tyre t’i parkojnë nëpër trotuare, ndërsa në pjesë të caktuara edhe në rrugë, gjë që shkakton kaos në komunikacion, pasi zë hapësirën e dedikuar për këmbësorë, si dhe ngushton korsitë e veturave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button