Njohja e Pavarësisë së Kosovës nga Greqia, një nga çështjet që u diskutua ndërmjet Kurtit, Osmanit dhe Mitosakis

Kryeministri dhe Presidentja e Kosovës, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, kanë zhvilluar takim me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, ku u diskutua edhe për njohjen e Pavarësisë së Kosovës dhe liberalizimi ne vizave për Kosovën, transmeton Portalb.mk.

“Në takim me kryeministrin Mitsotakis, krerët shtetërorë theksuan rëndësinë e avancimit të raporteve mes dy shteteve. Ata po ashtu kanë theksuar rëndësinë e njohjes së shtetit të Kosovës nga Greqia, si hap i radhës i natyrshëm drejt thellimit të mëtutjeshëm të raporteve”, bëjnë të ditur nga Presidenca e Kosovës.

Ky takim u zhvillua në kuadër të Konferencës për Siguri në Mynih.

“Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë kërkuar përkrahje nga Greqia në procesin e liberalizimit të vizave, duke theksuar se liberalizimi i vizave për Kosovën mbron kredibilitetin e BE-së dhe se ky proces nuk duhet ndërlidhur me procese të tjera”, raportojnë nga Presidenca, duke theksuar edhe raportet reciproke ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button