Kovaçevski falënderoi kryeministrin grek për mbështetjen në procesin eurointegrues dhe bashkëpunimin në energjetikë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot ka arritur të zhvillojë takim dypalësh edhe me kryeministrin e Greqisë, Kirijakos Micotakis, transmeton Portalb.mk.

“Kryeministri Kovaçevski ka falënderuar Greqi për mbështetjen e fuqishme ndaj Maqedonisë së Veriut për miratimin e kornizën negociuese për fillimin formal të negociatave me Bashkimin Evropian, e cila ishte rikonfirmuar edhe në këtë takim”, njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Në kuadër të Konferencën për siguri në Mynih të Gjermanisë, ata kanë vlerësuar raportet ndërmjet dy vendeve, duke theksuar Marrëveshjen e Prespës, Terminalin për gazin në Aleksandropulos dhe autostradën për gazin natyror me Greqinë.

Në kuadër të takimeve bilaterale që i zhvilloi kryeministri Kovaçevski, ai u takua edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button