fbpx

Duro kërkohet nga Partizani, joshet nga Shkëndija

Partizani nuk e ka të lehtë që ta kthejë ish-trajnerin. Suksesi që Duro arriti me Shkëndijën e Tetovës, ku nga lufta për mbijetesë përfundoi në Europë, ka bërë që 54-vjeçari të jetë shumë i dashur te tetovarët.

Drejtuesit e Shkëndijës janë të kënaqur nga puna dhe rezultatet e ish-trajnerit të Partizanit, kështu që dëshira e tyre është që Duro të vijojë punë te kuqezinjtë. Mësohet se drejtuesit i kanë ofruar një rrogë të majme Shpëtim Duros, që ai të rinovojë kontratën me Shkëndijën.

Thuhet se klubi tetovar është i gatshëm t’i paguajë Duros një rrogë 10 mijë euro në muaj, ose 120 mijë në vit, që ai të vazhdojë punën me Shkëndijën. Pa dyshim kjo ofertë është tunduese për trajnerin shqiptar, por mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë ai, sepse nuk dihet saktësisht se çfarë mund të përfitonte në rast se do të vinte te Partizani. Gjithsesi, te “demat” ka edhe një plan B.

Në rast se 54-vjeçari nuk do të shkëputet dot nga Shkëndija, presidenti Demi mund t’ia besojë drejtimin e skuadrës trajnerit aktual, Genc Tomori. Kjo shikohet si një zgjidhje më e pranueshme, sepse Tomori është një njohës i mirë i Partizanit dhe u përshtatet edhe politikave të klubit. / panorama-sport

Lajme të ngjashme

Back to top button