Parlamenti studentor i UKM-së kërkoi studentët të mbrohen nga rritja e çmimit të biletave për autobus

Parlamenti Studentor në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, pas lajmit për rritjen e çmimit të biletave për linjat ndër-urbane, kërkoi masa për mbrojtjen e studentëve, raporton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Mbrojtja e studentëve dhe standardit studentor duhet të jetë e para në listën e prioriteteve të një vendi që dëshiron të përparojë dhe të dalë nga kjo krizë. Për këto arsye do të kërkojmë takim me institucionet përgjegjëse për të gjetur bashkërisht një zgjidhje dhe mënyrë për të mbrojtur studentët nga rritja e çmimeve”, thonë nga Parlamenti Studentor.

Nga Parlamenti Studentor i UKM, theksojnë që janë të përkushtuar për arritjen e të drejtave elementare të studentëve dhe janë të vendosur se as këtë situatë nuk do ta neglizhojnë.

“Përveç faktit që kërkesa jonë për kthimin e biletave falas të trenit që nuk është marrë parasysh aspak, edhe se banimi në Shkup është luks i veçantë për buxhetin familjar të studentëve të cilët jetojnë jashtë qytetit të Shkupit, tani biletat ndër-urbane po shtrenjtohen”, thonë ata.

Portalb.mk. paraprakisht ka shkruar për reagimet e studentëve dhe qytetarëve të caktuar lidhur me rritjen e çmimit të biletave të autobusëve për linjat ndër-urbane dhe pasojat që do të ketë vendimi i ri i agjencive të autobusëve, vendim i cili fatkeqësisht do të ketë ndikimin më të madh në gjendjen financiare të studentëve në vend.

Kujtojmë se, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) ditë më parë njoftoi se shporta minimale sindikale për muajin janar të këtij viti është rritur për 770 denarë në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button