Filloi skrinigu në shkollat fillore në Shkup

Ka filluar realizimi i skriningut në disa shkolla fillore në Shkup – deri më tani janë marrë pesë mijë pëlqime apo pajtueshmëri nga prindërit, që fëmijëve të tyre t’u bëhet skriningu apo depistimi, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë(MSH), raporton Portalb.mk.

Skriningu, bëhet për t’i diagnostikuar rastet e mundshme të cilat mund të jenë pozitiv me virusin korona, por që nuk e shfaqin me simptoma.

“Ka përfunduar faza e parë për marrjen e pajtueshmërisë nga prindërit. Ka interesim të madh për pjesëmarrje në skrining dhe deri më tani janë marrë rreth 5.000 pëlqime apo pajtime nga prindërit e fëmijëve në shkollat ​​fillore në Shkup”, thonë nga MSH.

Në bazë të pëlqimeve të marra është bërë plani për realizimin e skriningut në terren dhe ai tashmë po kryhet në disa shkolla fillore në Shkup, shtojnë nga MSH. Skrinigu vazhdon të hënën.

“Në fazën e parë do të përfshihen shkollat ​​në territorin e qytetit të Shkupit dhe do të përfshihen ekipet mjekësore nga Qendra për Shëndet Publik dhe Qendra Shëndetësore Shkup”, thuhet në kumtesë.

Të gjitha aktivitetet e shqyrtimit zhvillohen në koordinim të vazhdueshëm me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button