KPMD nisi procedurë për mbrojtje nga diskriminimi të grupit fetar “Lev Tahor”

Komisioni për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi (KPMD) në përputhje me nenin 21 paragrafi 1 të Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, ka iniciuar procedurë për mbrojtje nga diskriminimi  të grupit fetar “Lev Tahor”. Lënda zhvillohet në bazë të origjinës, fesë dhe besimit në fushën e qasjes në të mirat dhe shërbimet. Duke qenë se bëhet fjalë për shumë baza, ky rast zhvillohet sipas nenit 13 të LKPMD-së, si formë më e rëndë e diskriminimit, transmeton Portalb.mk.

KPMD tashmë ka këqyrur dhe takuar një përfaqësues të grupit “Lev Tahor” dhe ka evidentuar disa shkelje të Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi nga zyrtarë dhe persona juridikë të vendit tonë. KPMD-ja do t’u dërgojë kërkesë për deklaratë diskriminuesve potencial dhe kështu do t’ua kalojë barrën e provës këtyre individëve. Në rast se diskriminuesit potencial nuk dëshmojnë të kundërtën, KPMD do të konstatojë diskriminim dhe nëse nuk zbatohen rekomandimet do të inicojë procedurë kundërvajtëse pranë gjykatës kompetente.

KPMD-ja ka përcjellë raportimet e mediave, si dhe deklaratat e organizatave joqeveritare me rastin e ngjarjeve në Kumanovë dhe pas kontrollit ka konstatuar se nuk ka pasur sulm fizik nga qytetarët ndaj grupit, por janë plasuar informacione të rreme nga aa e mediave. Bazuar nga ajo që u theksua më sipër, KPMD-ja jep rekomandimet e mëposhtme:

  • Media të caktuara përpara se të bëjnë lajme, të bëjnë hulumtimin e tyre, i cili do të parandalojë përhapjen e lajmeve të rreme për natyrën e grupit dhe ngjarjet në Kumanovë. Informacioni i paverifikuar shkakton dëme shtesë për grupin, dezinformon publikun dhe përforcon praktikat diskriminuese në shoqërinë tonë.
  • Mediat që janë të interesuara për këtë temë duhet të fokusohen në hulumtimin e veprave potenciale të diskriminuesve dhe në këtë mënyrë ta zhvendosin fokusin tek ata që diskriminojnë.
  • Përfaqësuesit e organizatave joqeveritare që po ndjekin rastin, të jenë të vetëdijshëm për ndjeshmërinë e situatës dhe të mos reagojnë në bazë të informacioneve të rreme që janë plasuar. Me sjelljen e tillë vetëm sa forcohen stereotipat dhe paragjykimet tek qytetarët.
  • Qytetarët të mos reagojnë ndaj paragjykimeve dhe stereotipave të plasuara nga mediat, duke shkelur në mënyrë të pavetëdijshme ligjet dhe duke iu nënshtruar procedimeve kundërvajtëse dhe penale.
  • Duke pasur parasysh se nga mbikqyrja kemi identifikuar akte potenciale të urrejtjes që i nënshtrohen rregullimit penal, i rekomandojmë Prokurorisë Themelore Publike që të hapë procedurë për këtë rast.

KPMD do të vazhdojë të monitorojë rastin dhe të informojë publikun për rezultatin e procedimit.

Ndryshe,  grupi i pjesëtarëve të sektit fetar hebre, Lev Tahor, qëndruan në qytetin e Kumanovës në Maqedoninë e Veriut nga data 5 shkurt. Mbrëmjen e 15 shkurtit ata u transferuan në Shkup me sigurim policor. Nga MPB konfirmuan se ata janë larguar nga Kumanova dhe aktualisht ndodhen në Shkup dhe kanë bërë thirrje për tolerancë dhe solidaritet me ta.

Dëbimi i këtyre besimtarëve nga Kumanova erdhi për shkak të reagimeve negative dhe gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale, si dhe grumbullimit të qytetarëve para shtëpisë së tyre dhe gjuajtjes së vezëve dhe gurëve, gjë që rrezikonte sigurinë e tyre dhe duhej të ruheshin nga policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button