Gruevski nuk shkon te Putini

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski u përgjigj në pyetjet tona dhe i pyetur nëse janë të vërteta informacionet e publikuara në MkDenes, gjegjësisht nëse vërtet ka marrë azil politik dhe është larguar në Rusi, si dhe nëse është kontaktuar nga Putini për një kombinim të tillë, ai mohoi, transmeton Vërtetmatësi.

Recensojmë një artikull mediatik të publikuar në faqen e MkDenes, shoqëruar me një postim në Facebook, ku thuhet se ish-kryeministri Nikolla Gruevski po niset për te presidentin rus Vladimir Putin. Postimi në Facebook është jashtëzakonisht viral, dhe në kohën e shkrimit të këtij recensimi ka pasur 76 shpërndarje, mbi 1900 pëlqime dhe mbi 300 komente. Të gjitha këto ndërveprime dhe reagime të përdoruesve të rrjetit social janë për përmbajtje që nuk bazohen në asnjë burim.

Titulli i tekstit shpërndan informacionin se Gruevski shkon te Putini, sikur është i sigurt dhe i konfirmuar, dhe më pas kthehet në një spekulim dhe pyetje të plotë. Në fillim të tekstit pretendohet se presidenti rus Vladimir Putin i ka premtuar azil politik një ish-kryeministri, por nuk tregohet se cilit. Menjëherë më pas, pa asnjë deklaratë, e as ndonjë provë apo indicie tjetër, pretendohet se ai ish-kryeministër është Nikolla Gruevski, edhe atë përmes një fotografie të tij.

Rënia e pritshme e pushtetit të Orbanit këtë vit, a do ta detyrojë Gruevskin të zgjedhë Rusinë si destinacionin e tij përfundimtar, mbetet për t’u parëthuhet në fund të tekstit.

Vërtetmatësi iu drejtua ambasadës ruse në vend me pyetjen nëse presidenti i Rusisë Vladimir Putin vërtet i ka premtuar, përkatësisht i ka dhënë azil politik Nikolla Gruevskit, por nuk kemi marrë përgjigje.

Por, në pyetjet tona u përgjigj ish-kryeministri Nikolla Gruevski. I pyetur nëse informacioni i publikuar në MkDenes ishte i vërtetë dhe nëse ai vërtet kishte marrë azil politik dhe po largohej për në Rusi, si dhe nëse ishte kontaktuar nga Putini për një kombinim të tillë, ai e mohoi këtë.

Është gënjeshtër! Nuk më ka kontaktuarka thënë Gruevski për Vërtetmatësin.

Duke qenë se në tekstin që e recensojmë nuk ka burime, por bazohet vetëm në spekulimet e autorit të panënshkruar, dhe duke qenë se ish-kryeministri Nikolla Gruevski për Vërtetmatësin, tha se ky është pretendim i rremë dhe se Putini nuk e ka kontaktuar, postimin e vlerësojmë si të pavërtetë. Në titullin e tekstit, ajo që paraqitet si informacion i konfirmuar, në tekst nuk mbështetet me asnjë fakt, argument apo deklaratë, por teksti lëviz në domenin e spekulimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button