Buçkovski: Nga fundi i vitit 2020 ishim afër zgjidhjes me Bullgarinë

Profesori dhe ish-përfaqësuesi i posaçëm qeveritar në bisedimet me Bullgarinë, Vllado Buçkovski deklaroi se nga fundi i vitit 2020 ishim afër zgjidhjes së problemit, njofton Portalb.

“Mendoj se ishim shumë afër para Vitit të Ri 2021. Mendoj se ishim afër me qëndrimet e pjesës liberale nga Qeveria bullgare. Edhe atëherë ishin në tryezë pesë pikat. Mendoj se kishte përafrim serioz. Theksi ka rënë në pika të cilat mund të zgjidhen”, deklaroi Buçkovski në intervistë për Televizionin Kanal 5.

Buçkovski tha se do të vazhdojë të punojë në këtë kauzë dhe se do të përpiqet të vijë deri në përafrim të së dy popujve dhe zgjidhje të të gjithë problemeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button