fbpx

SHBA dërgoi 5 milionë doza të vaksinës COVID-19 në Egjipt dhe Nigeri

Shtetet e Bashkuara dërguan të enjten në Egjipt dhe Nigeri afro 5.2 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19, të kompanisë Pfizer, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për AFP, transmeton REL.

Dërgesat janë pjesë e një fushate globale donacionesh nga Shtetet e Bashkuara.

Më shumë se 400 milionë doza janë dërguar tashmë, prej 1.1 miliardë sa ishte si objektiv.

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë tha se rreth 3 milionë doza të vaksinës Pfizer janë dërguar në Nigeri dhe mbi 2 milionë doza të tjera në Egjipt.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera që prodhojnë vaksina kundër pandemisë, janë kritikuar se nuk kanë bërë sa duhet për të zbutur përhapjen globale të virusit.

Sidoqoftë, zyrtari amerikan tha se “administrata Biden e kupton se për t’i dhënë fund kësaj pandemie duhet të eliminohet në mbarë botën”.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, pak më pak se 29 për qind e popullsisë së Egjiptit është plotësisht e vaksinuar. Mbi 23 mijë njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Egjipt.

Ndërsa në Nigeri, vetëm 2.7 qind e popullsisë është vaksinuar plotësisht, kurse janë raportuar mbi 3 mijë vdekje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button