Osmani: Nuk ka propozim për tërheqje të konsullit aktual në Nju-Xhersi dhe emërim të të riut

Nuk ka propozim nga Qeveria për tërheqje të konsullit aktual i cili është në Nju-Xhersi dhe emërim të të riut, deklaroi sonte shefi i diplomacisë Bujar Osmani, lidhur me reagimet në opinion, pasi një pjesë e mediave dje publikuan se prezantuesja televizive 28-vjeçare Besmira Ejupi ka qenë e propozuar për konsull të përgjithshëm në Nju-Jork-Nju-Xhersi, njofton Portalb.

“Për shkak se jam i kufizuar për shkak të faktit që këto spekulime dhe informata të paplota dalin nga seancë e mbyllur e Qeverisë dhe nuk jam në gjendje t’i elaboroj, për fat të keq, për arsye se transmetim i informatave nga seancë e mbyllur e Qeverisë është e dënueshme sipas ligjit, ajo që mund ta them është se që dje zëdhënësat e Qeverisë përgënjeshtruan, megjithatë edhe ne sot si MPJ njoftuam se kemi konsull në Totova, SHBA dhe ai ka mandat deri në qershor të vitit 2023 dhe nuk kemi kurrfarë plane që të propozojmë të ri”, theksoi Osmani në intervistë për Televizionin Sitel.

Sipas tij, të gjithë emërimet, propozimet dhe të gjithë debatet për ambasadorë dhe për konsuj, derisa nuk merr konfirmim nga vendi në të cilin shkon, janë informata të besueshme dhe nuk guxojnë të komentohen në opinion.

“Kemi nëntë konsullata të përgjithshme, të gjithë janë të plotësuara, vetëm një konsullatë ende është e zbrazët, ndërsa bëhet fjalë për në Toronto. Nga këto tetë që janë të plotësuara, katër janë të jashtë, tre të brendshëm nga MPJ, shumicën i kam trashëguar që i kanë emëruar paraprijësit e mi, kështuqë ligji jonë thotë deri një të katërtën duhet të jetë nga shtëpia, të jenë diplomatë me karrierë”, informoi Osmani.

Ai madje u lavdërua se vitin e kaluar ka dërguar rreth 20 ambasadorë, që, siç tha, çaraqet një e treta e numrit të përgjithshëm i ambasadorëve që i kemi, edhe atë vetëm për një vit.

“Nga këto 20, madje 16 janë diplomatë nga MPJ-ja. Ligji thotë 25 për qind, unë shkoj në 85 për qind, për shkak se ky ishte premtimi dhe qëllimi se do ta profesionalizojmë diplomacinë, por çdoherë do të ketë edhe ambasadorë dhe konsuj të emëruar politik, dhe ato nominime politike vijnë nga Qeveria”, shtoi Osmani.

Një pjesë e mediave mbrëmë publikuan se prezantuesja televizive 28-vjeçare Besmira Ejupi në seancë të mbyllur të Qeverisë para dy ditësh është propozuar për konsull të përgjithëm në Nju-Jork-Nju-Xhersi.

MPJ paraprakisht doli me reagim lidhur me publikimet për dërgim të konsullit në Nju-Jork, në të cilin thonë se Maqedonia e Veriut për momentin ka konsull të përgjithshëm në Totova, SHBA, Jordan Panev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button