Këshilltarët maqedonas i shkruajnë Paul D. Wohlers dhe Aivo Orav kundër Selës

Këshilltarët maqedonas u janë drejtuar me një letër ambasadorit të SHBA-ve në Shkup dhe kreut të delegacionit të BE-së, Aivo Orav, me kërkesën që me autoritetin  dhe angazhimin e tyre, siç thuhet në letër, për mirëkuptim etnik dhe religjioz, të kontribuojnë për uljen e tensioneve etnike në Strugë.

 “Në Strugë po ushtrohet një majorizim dhe diskriminim total  mbi baza etnike. Edhe përkundër asaj që maqedonasit janë dy herë e gjysmë më shumë nga të gjitha bashkësitë e tjera etnike, edhe përkundër faktit që koalicioni ynë është më i madhi në Këshill, për fat të keq mund të konstatohet se nuk mund të marrin pjesë në krijimin e politikave për zhvillim dhe përparim”, ankohen këshilltarët maqedonas në letrën drejtuar dy ambasadorëve.

Ata akuzojnë kryetarin e Komunës së Strugës, Ziadin Selën se sipas tyre, po i margjinalizon maqedonasit, duke përmendur në këtë kontekst shkarkimin, kohë më parë, të  e drejtorit, të NP “Komunallno”, i cili sipas asaj që shkruajnaë ata në letër ishte i vetmi drejtor maqedonas i një N.P. në Strugë.

Lajme të ngjashme

Back to top button