Nikollovski: Vazhdon mbështetja prej tre denarëve për orizin e papastruar (harpën)

Pas protestave të javës së kaluar nga fermerët në fshatin Obleshevë, sot ministri i Bujqësisë Ljupço Nikollovski  përmes një konferencë për shtyp deklaroi se Qeveria dhe ministria janë të gatshme të vazhdojnë mbështetjen prej tre denarëve për orizin e papastruar (harpën) që ishte kërkesë e protestuesve, transmeton Portalb.mk.

Inspektorati Shtetëror për Bujqësi është duke zhvilluar kontrolle inspektuese të cilat do të tregojnë sa oriz ka mbetur jo i blerë për të cilin tani më është ofruar përkrahje, kështu sqaroi Nikollovski duke shtuar se qëllimi është të eleminohen manipulimet e mundshme për të cilat fermerët kanë alarmuar.

“Dëshirojmë që të konstatohet gjendja faktike. Këtë do ta dimë javën e ardhshme kur Inspektorati Shtetëror të përfundojë kontrollet në terren. Do ta dimë saktësisht se për sa oriz të pa blerë bëhet fjalë. Analiza jonë tregon se janë rreth 15 mijë tonë. Qeveria dhe Ministria janë të gatshme të vazhdojnë këtë masë dhe këtu, ju njoftojmë se do të zgjatet, por do të vendosim nëse do të jetë përmes paketës së Covidit apo përmes programit të pagesave direkte”, tha Nikollovski duke shtuar se kjo ishte kërkesa e vetme në takimin me prodhuesit e orizit në Koçan.

Ndryshe, prodhuesit e orizit nga rajoni i Koçanit javën e kaluar përmes një proteste bllokuan me makineri bujqësore njërën korsi të autostradës A3 në fshatin Obleshevë, duke shprehur pakënaqësi për çmimet e ulëta të blerjes së orzit të papastruar (arpës) dhe orizit të bardhë, si dhe për rritjen drastike të kostove të mbeturinave. Ata kërkuan mbështetje financiare prej tre denarëvepër kilogram orzit të papastruar (harpë), e siguruar me masat për Covid-19, për të mbuluar të gjithë prodhuesit e orizit në vend dhe afati të zgjatet deri në shtator të këtij viti.

LEXO: Prodhuesit e orizit bllokuan një pjesë të autostradës në Obleshevë, kërkojnë takim me ministrin Nikollovski dhe kryeministrin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button