Peshkopi Pimen: Protestat për kishën në Qendër janë të manipuluara!

Në gjithë këtë situatë të tensionuar me protestat dhe ndërtimin e kishës “Shën Konstantini dhe Elena”, peshkopi Pimen doli me deklarata ndryshe nga disa kolegë të tij nga Kisha Ortodokse Maqedonase të cilët dolën me akuza të ashpra në llogari të kryetarit të komunës Qendër, Andrej Zhernovski, e madje edhe e mallkuan. 

Në një intervistë për të përditshmen “Utrinski Vesnik” Pimen thotë se ka parë manipulim në protestat e dhunshme të cilat fillimisht i ka mbështetur dhe ai. 

“Pashë manipulim dhe kjo nuk më pëlqeu. Unë iu bashkëngjita dy kolegëve të mi që u informuan për protestën, me qëllim që të shoh se si zhvillohen punët. Duke e shqyrtuar ndërtimin, nuk dëgjova nga ata që janë të kyçur në mënyrë aktive se atje ka ndonjë problem, ose, se ka ndonjë vendim për tërheqje prapa. Më befasoi edhe ajo se kalimtarët e rastit na përshëndetnin, bisedonin me ne, që nuk ndodhi me atë grup të “popullit besimtar” që ishte dërguar ta shprehë revoltën e tij dhe që ishte ndjejtur i rrezikuar. Të rrallë ishin ata që na njohën dhe që na përshëndetën. Kjo e ndryshoi mendimin tim për protestën. Pash se një informatë e paverifikuar ka ardhur deri te ne, për shkak të së cilës reaguam pa nevojë dhe me nxitim” thotë Pimen.

Më tej, ai thekson se ata janë duke hyrë në kurthin që e bën edhe Bashkësia Fetare Islame me ndërtimin e xhamive dhe minareve, luajtjes së monopoleve dhe vendosjes së markerëve.

“Qëndrimi im rreth ndërtimit të kishave të reja është i njohur që nga koha kur shkruaja kolumna për “Dnevnik”-un. Jam ithtar i asaj që të ketë më tepër kisha të vogla të shpërndara në më tepër vende që të hyjnë në rolin e një famullie, se sa të ndërtohet një tempull që asnjëherë, përveç për Pashkët, nuk do të mund ta mbushim. Disi hyjmë në kurthin që e bën edhe BFI-ja me ndërtimin e xhamive dhe minareve, luajtjes së monopoleve dhe vendosjes së markerëve, cili është territori jonë e cili i tyre. Ndërsa ikim nga problemet thelbësore dhe nuk kujdesemi për ato tempuj që i kemi” thotë ai.

Ai mendon se kisha “Shën Konstantini dhe Elena” duhej të shënohej dhe të rindërtohej, por jo me ata dimensione. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button