fbpx

Përshëndetje naziste nga deputeti bullgar Xhambazki në Parlamentin Evropian

Eurodeputeti bullgar Angel Xhambazki në Parlamentin evropian pas fjalimit të tij gjatë seancës, ngriti dorën e djathtë në shenjë përshëndetjeje naziste, duke shkaktuar një valë debati për sundimin e ligjit në Poloni dhe Hungari, transmeton REL.

Duke ecur nëpër shkallët që të çojnë në daljen e gjysmërrethit në sallën e Parlamentit Evropian, Xhambazki, i cili është anëtar i klubit të djathtë të konservatorëve dhe reformistëve evropianë, u kthye dhe për disa sekonda ngriti dorën e djathtë përpara tij në shenjë përshëndetjeje, tregon videoja e debatit.

“Asnjëherë nuk do t’ju lejojmë të na tregoni se çfarë të flasim dhe çfarë të bëjmë. Rroftë Bullgaria, Hungaria, Orban, Fidesz dhe Evropa e shteteve nacionale”, tha deputeti nga partia nacionaliste bullgare VMRO gjatë fjalimit të tij në parlament.

Ai në Twitter shkroi edhe se është “i tmerrshëm” vendimi i 16 shkurtit me të cilin Gjykata evropiane e drejtësisë, Gjykata e lartë evropiane, miratoi mekanizmin që bllokon financimin e vendeve ku ka shkelje të shtetit ligjor.

Ndaj kësaj veçanërisht protestuan Polonia dhe Hungaria.

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Pina Piccierno nga Italia, e cila drejtonte debatin, tha se institucioni përmes “kamerave do të verifikojë se çfarë ndodhi dhe nëse vërtetë ka ndodhur përshëndetja fashiste apo jo”.

“Nuk lejojmë gjeste dhe simbole fashiste. Nëse kjo është bërë vërtet, me të vërtetë është vepër serioze penale dhe do të ndërmerren sanksione”, paralajmëroi ajo.

Sekretari francez i shtetit për çështjet evropiane, Klemon Bon, i cili ishte pranishëm në seancë e quajti “skandaloz dhe të turpshëm” gjestin e deputetit bullgar.

Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metzola në Twitter shkroi se përshëndetja fashiste në Parlamentin Evropian “është e papranueshme gjithmonë dhe kudo”.

Ajo shtoi se kjo e fyenn atë dhe të gjithë në Evropë dhe se ata po mbrojnë pikërisht të kundërtën dhe se “kjo përshëndetje është nga periudha më e errët e së kaluarës së Evropës dhe se duhet të mbetet atje”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button