Mot i keq në Shkup, dru të thyer, semafor të prishur

Pas dëmeve të shkaktuara nga moti i keq  i shoqëruar me rreshje të rrëmbyeshme, gjatë orëve të fundit në Shkup,  ekipe të NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” , NP “Rrugë dhe rrugica”, NP “Parqe dhe gjelbërime”, kanë dalë në terren për t’i evituar pasojat,  informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Ekipe të NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” po pastrojnë rrjedhjet e kanalizimit atmosferik, NP “Rrugë dhe rrugica”  i evitojnë defektet  e disa semaforëve , të cilët  nuk funksionojnë si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga gjëmimet, ndërsa  NP “Parqe dhe gjelbërime”, po i pastrojnë degët  dhe drunjtë  e thyer, të cilat e pengojnë  funksionimin normal të trafikut.

Qyteti i Shkupit u bën apel qytetarëve që të lajmërojnë defektet  e ndryshme të sinjalistikës  ndriçuese dhe rrugore, apo  edhe të thyerjes së drurëve , si pasojë e erës së fortë , në këto numra telefoni: NP “Parqe dhe gjelbërime”-  02/3070 112; NP “Rrugë dhe rrugica” – 02/3162 317NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – 3073-010, 0800 22555

Lajme të ngjashme

Back to top button