fbpx

Nesër do të dihet fati i McDonalds në Maqedoni

Svetozar Janevski, aksioneri më i madh i kompanisë “SJ”, pronar i franshizës në McDonald’s dhe operatori i tij që nga viti 1997, nesër për herë të parë do të flet në një konferencë për shtyp për vendimin e panjohur të McDonaldsit për mbylljen e shtatë restoranteve të këtij brendi në Maqedoni.

Kompania “SJ” në mënyrë aktive mundohet ta ngadalësojë aktivitetin, siç thotë Janevski:

“Nuk do t’i ndërpriten përpjekjet për rihapjen e restoranteve”.

Para më pak se një muaj, Janevski në takim me punëtorët e zinxhirit të restoranteve McDonalds, premtoi se 236 punëtorët e kësaj kompanie, do të mbesin në punë. Atëherë kishte theksuar se kompania do të vazhdojë që të kërkojë zgjidhje që do të mundësojë të rihapen dyert e restoranteve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button