Pas vetëm 13 ditëve në burg, gjykatësi Pançevski që keqpërdori AKMIS-in do të del në liri

Pas vetëm 13 ditë mbajtje të dënimit me burg për shkak të keqpërdorimit të detyrës, gjegjësisht manipulim me sistemin për shpërndarje të lëndëve gjyqësore, ish kryetari i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski, do të del në liri, pasi që Gjykata Supreme e ka miratuar ankesën e tij dhe e ka rikthyer lëndën në shkallën e dytë, njofton Portalb.mk.

Portali në gjuhën maqedonase “Pravosudstvo” ka publikuar aktgjykimin e Supremes, sipas të cilës, lënda rikthehet në Gjykatën e Apelit dhe me këtë shfuqizohet plotfuqishmëria e vendimit, që praktikisht i bie që Pançevski duhet të del nga burgu.

Sipas burimeve të “Fokus“, Pançevski duhet të del nga Burgu i Shutkës që nesër. Sipas tyre, Supremja, e ka prishur aktgjykimin e shkallës së dytë të Gjykatës së Apelit për shkak të shkeljeve procedurale. Në fuqi mbetet aktgjykimi i shkallës së parë, por ai nuk është i plotfuqishëm.

Vendimin e ka konfirmuar edhe avokati i Pançevskit, Petro Janura.

Sipas aktgjykimit të publikuar, anëtarë të Këshillit që e kanë marrë këtë vendim janë: Safet Kadrii kryetar dhe Faik Arsllani, Xhemali Saiti, Afrim Fidani dhe Mirjana LlazarovaTrajkovska, anëtarë.

Ndryshe, më 29 shtator të vitit të kaluar Gjykata e Apelit në Shkup vërtetoi dënimin në fuqi me burg për Pançevskin, por ndërkohë ka pranuar ankesën për uljen e dënimit nga 3.5 vjet në 2.5 vjet. Ai fillimisht u shpall fajtor nga gjyqtarja Valentina Gjorgjievska për veprën penale Keqpërdorim të pozitës zyrtare kur si kryetar i gjykatës, në periudhën nga 2013 deri në 2016, sipas aktakuzës për gjithsej 45 raste iu ka ndarë gjyqtarëve të caktuar në dorë lëndë gjyqësore, dhe jo përmes sistemit AKMIS.

Në aktakuzë thuhet se me nënshkrimin e tij i akuzuari ka përcaktuar se cili gjykatës do të punojë në një rast të caktuar. Kjo është në kundërshtim me Ligjin për gjykatat, i cili ndikoi drejtpërdrejt në shpërndarjen e lëndëve. Me veprimet e ndërmarra, i akuzuari ndikoi në lëvizjen e lëndëve, formimin, dorëzimin në punë dhe në gjendjen e menaxhimit të sistemit. Në fjalët e tij përfundimtare, Pançevski tha se aktakuza ishte politike.

Gjatë inspektimit të rasteve kur ishte përfshirë, të pranishmit në seancën gjyqësore në Gjykatën Themelore Veles mund të dëgjonin se përveç rasteve të ish PSP-së “Dhuna në qendër” dhe “Talir” të tjerat ishin për vepra penale – transport emigrantësh, trafik të paligjshëm droge , për keqpëdorim me pozitën zyrtare.

Në dënimi me dy vjet e gjashtë muaj burg duhet të përfshihet edhe paraburgimi, derisa Pançeski ishte në Shutkë, masë e caktuar për sigurimin e pranisë së tij në seancën kryesore. Pançevski ka të drejtë për mjet të jashtëzakonshëm juridik në Gjykatën supreme, por kjo nuk e zvarrit vuajtjen e dënimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button