‘Monstra’- Dëshmitari: Vetura e gjetur i takon policisë

Në Gjykatën Themelore në Shkup ka vazhduar sot procesi gjyqësor ‘Monstra’. Në seancën e sotme gjyqësore dëshmoi Dime Veskov, i cili aktualisht është duke vuajtur dënimin me burg në Idrizovë, transmeton Alsat-M.

Në dëshminë e tij Veskov tha sot se vetura e tipit Opel Omega është pronë e pjesëtarëve të policisë posaçërisht njësitit policor ALFA. Veskov këtë dëshmi e mbështet në faktin se në periudhën kur ai ishte arrestuar, ishte transportuar me veturën Opel Omega, për të cilën prokuroria thotë se i takon të akuzuarve. Për palën mbrojtëse kjo është një dëshmi shumë e rëndësishme e cila mund të ndihmojë për zbardhjen e rastit dhe dëshmimit të pafajësisë së klientëve të tyre.

“Sot ishte seanca për këtë rast, dëshmitari i parë ishte personi i burgosur që kishte informata për veturën “Opell Omega”, i njëjti ishte kategorik që vetura është e policisë, e MPB-së, konkretisht e ALFA-ve dhe e dëshmoi këtë punë. Ishte i sigurt në këtë konstatim që është vetura e tyre, e shpjegoi llojin e veturës si dhe ngjyrën në pyetjet e prokurorisë, në pyetjet e vet gjyqit dhe në pyetjet e mbrojtjes dha përgjigje dhe ishte kategorikisht që punohet për veturën pronë e MPB-së. Pas asaj, me dëshmi vazhdoi një familjare e të akuzuarit Rami Sejdi, plotësisht edhe për alibinë e këtij të akuzuar dha deklaratë që ka qenë tërë ditën, bile deri në orët e mbrëmjes ka qenë në servisin e vet ku punon si mekanik. Me këtë i plotësuam të gjitha dëshmitë praktikisht nga ana jonë dhe kanë mbet vetëm edhe 2-3 dëshmitarë deri në fund, mandej do të vazhdojmë me ekspertizën për këtë rast”, deklaroi  Naser Raufi, avokat.

Lajme të ngjashme

Back to top button