Partitë shqiptare në Preshevë të përçara para zgjedhjeve të 3 prillit

Nënkryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa është kundër unifikimit të partive shqiptare për zgjedhjet në Serbi që pritet të mbahen në 3 prill.

“S’ka vlerë sepse zëri i shqiptarëve në Serbi nuk dëgjohet. Shqiptarët të përçarë për shkak të luftës për pushtet”, u shpreh ai në Euronews Albania.

Ndërsa, Shqiprim Arifi nga “Alternativa për Ndryshim” tha se kjo parti bën thirrje për bashkim të partive politike në Luginën e Preshevës. Arifi deklaroi se Shqipëria nuk ka dhënë asnjë mbështetje apo nuk ka ndërhyrë për situatën e krijuar në Luginën e Preshevës.

“Problemi i vetëm me partinë e Shaip Kamberi, që sheh vetëm interesin e tij. Shqipëria që është një pikë reference për ne, ka qenë neglizhente ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Nuk ka nevoje të ndërhyjë Tirana si në 2020”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button