U arrestuan 17 persona në Maqedoninë e Veriut, Belgjikë dhe Holandë për krim të organizuar (PAMJE)

Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit së bashku me autoritetet nga Belgjika dhe Holanda kanë realizuar një aksion kundër krimit të organizuar, ashtu që në Shkup janë bastisur gjashtë pika, ndërsa janë arrestuar dy persona, transmeton Portalb.mk.

“Sot në orët e mëngjesit është realizuar aksion i koordinuar në gjashtë  pika në Shkup, gjatë së cilës janë arrestuar dy persona. Ndërkohë janë realizuar edhe aksione edhe në Belgjikë dhe Holandë nga organet e tyre ndjekëse”, raportojnë nga Prokuroria, duke sqaruar që është kërkuar paraburgim dhe ngrirje të pasurisë së tyre.

This slideshow requires JavaScript.

Dy të arrestuarit dyshohen për shpëlarje parash dhe vepra tjera penale, si prodhimi dhe tregtia me kanabis. Ndërkohë në Belgjikë janë arrestuar 11 persona në 20 lokacione të bastisura, ndërsa në Holandë në pesë lokale janë arrestuar gjithsej pesë persona, mes tyre edhe shtetas të Maqedonisë së Veriut.

“U vërtetua se pjesa më e madhe e grupit të organizuar kriminal janë shtetas të Maqedonisë së Veriut ose me prejardhje nga vendi jonë, ndërsa tjerët janë nga Holandë, Bullgaria dhe Bullgaria”, sqarojnë nga Prokuroria, dukë theksuar se një pjesë të parave i kanë sjellë në RMV, ndërsa me pjesën tjetër kanë blerë prona në Belgjikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button