Presidentja e Kosovës nderon akademikun Mateja Matevski

Ambasadori i Kosovës në Shkup, Ylber Hysa  i ka dorëzuar, sot, mirënjohjen e presidentes së Kosovës, akademikut Mateja Matevski, i cili është me origjinë shqiptare nga rajoni i Rekës, Çmimi akademik Matevskit i ndahet për veprën jetësore dhe kontributin e dhënë në letërsi, shkencë dhe afrimin mes popujve të Ballkanit, raporton e përditshmja” Koha”.

“Unë në jetën time kam pasur kontakte me kolegë nga Kosova, nga sfera e letërsisë, teatrit, gazetarisë dhe shkencës. Në disa sfera edhe kemi bashkëpunuar konkretisht, kam pasur miq të mëdhenj mes shkrimtarëve dhe poetëve shqiptarë nga Kosova. Kjo miqësi e jona vazhdon edhe sot, kjo edhe zgjerohet edhe në hapësirën shqiptare dhe me vjen mirë që pata mundësinë të krijoj miq të mirë në Shqipëri dhe këtu në Maqedoni në mesin e shkrimtarëve shqiptarë”, thtransmeton fjalët e akademikut  Matevski, kjo e përditshme.

Duke arsyetuar dhënien e kësaj mirënjohjeje, ambasadori Hysa është shprehur se ajo është një lloj pranimi për kontributin e tij jetësor, të sprovuar në kulturën në Kosovë, në botën shqipfolëse me të cilën ai ka zhvilluar një komunikim intensiv, me poetët tonë, prej Ali Podrimjes e deri te Faredin Gunga, si dhe me njerëz të teatrit dhe të gazetarisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button