TM: Nepotizmi nuk ka të ndalur, shembulli më i mirë është burri i Jankullovskës

Organizata joqeveritare “Transparencë Maqedoni”, në raportin e muajit maj, konstaton se trendi i nepotizmit në Maqedoni ende vazhdon, edhe atë si tipar karakteristik i garniturës qeveritare.

“Lista e familjarëve e zyrtarëve të lartë, të cilët janë të zgjedhur apo të emëruar në poste drejtuese viteve të fundit, është mbresëlënëse. Një nga rastet e fundit të nepotizmit është edhe zgjedhja e Vlatko Ilievskit, burrit të Ministres për Punë të Brendshme, Gordana Jankulloska, si anëtarë në Këshillin e drejtorëve në Bursën e Maqedonisë A.D. Skopje. Edhe ky emërim familjar nga niveli më i lartë i qeverisë, si njëqind të tjerat, kaluan me heshtje nga Anti-korrupisoni, si organ kompetent për shqyrtimin e konflikteve të interesit dhe ndikimet e mundshme të korrupsionit”, thuhet në raport.

TM kërkon nga Komisioni i AntiKorrupsionit që ta vërteton dhe ta informon opinionin se me çfarë procedure dhe në bazë të cilëve kritere, është emërtuar burri i ministres, Vlatko Ilievski, në këtë pozicion dhe të përgjigjet se a ka pasur kandidatë të tjerë për këtë post, gjithashtu të tregon se si ka ecur procedura për emërtimin e tij. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button