Prezantuesja televizive 28 vjeçare propozohet si konsull i përgjithshëm në Nju Jork, Qeveria nuk konfirmon nëse kanë marrë një vendim të tillë

Qeveria nuk e ka konfirmuar ende informacionin se Besmira Ejupi (28), ish prezantuese e lajmeve televizive, do të jetë konsull i përgjithshëm i Maqedonisë së Veriut në Nju Jork, SHBA, transmeton 360 Shkallë.

Nga Qeveria nuk kanë konfirmuar nëse mbrëmë ka pasur seancë të mbyllur në të cilën janë marrë vendime për dërgimin e Ejupit në Nju Jork, por edhe për plotësimin e pozitave të tjera në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Maqedonisë së Veriut.

Siç njoftoi portali “Zoom”, mbrëmë Qeveria në seancë të mbyllur, me propozim të MPJ-së, miratoi propozimin që Ejupi të dërgohet si konsull i përgjithshëm i Maqedonisë në Nju Jork.

Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski, në konferencën e sotme për media, dha përgjigje identike në dy pyetje gazetareske se a kanë vendosur për Ejupin dhe nëse me rastin e dërgimit të përfaqësuesve tanë në Zyrat konsullore, kujdeset nëse i plotësojnë kualifikimet për pozitat në të cilat janë emëruar. .

“Në seancën e hapur të Qeverisë nuk kishte pikë për këtë vendim”, ka thënë Arsovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button