Ministres Çitaku ia thyejnë passwordin

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku ka njoftuar përmes rrjetit social Facebook se hakerët ia kanë thyer passwordin dhe llogarinë e saj e kanë shfrytëzuar për të shqetësuar të afërm të ministres, shkruan Indeksonline.

“Të dashur miq, kuptova nga disa prej jush se keni pranuar disa mesazhe nga llogaria ime në Facebook! Kjo i bie që dikush më ka thyer fjalëkalimin dhe po shqetëson të afërmit e mij në emrin tim! Nëse pranoni ndonjë mesazh nga unë këto ditë ju lutem injorojeni”, ka shkruar ministrja Çitaku.

Lajme të ngjashme

Back to top button