SHGM dhe OSBE me fushatë për promovimin e standardeve etike dhe profesionale në media (VIDEO)

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) me mbështetje financiare të OSBE-së nëpërmjet projektit “Promovimi i mbrojtjes së gazetarëve dhe i standardeve etike dhe profesionale në media“, me fushatë 15 ditore, synon të kontribuojë në rritjen e sigurisë online dhe offline të gazetarëve, të reduktojë numrin e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediatik në vend, njofton Portalb.mk.

Po ashtu, projekti ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit tek opinioni më i gjerë për efektet e dëmshme të sulmeve verbale, siç është gjuha e urrejtjes dhe natyrisht, ngritja e vetëdijes për sulmet fizike.

“Ideja është që përmes videove të rikujtojë publikun që të shmangin fyerjet me bazë gjinore dhe të ilustrojë rëndësinë e rolit të gazetarisë profesionale në një shoqëri demokratike dhe të theksojë qasjen e lirë në informacione, që është thelbësor për publikun”, thonë nga SHGM.

Videoja e parë e titulluar “Media, liria e fjalës dhe demokracia” flet pikërisht për mënyrën si të arrihet deri tek informacioni i kërkuar.

Videoja e dytë i tregon sfidat me të cilat përballen gazetarët në përpjekje për ta informuar opinionin, gjegjësisht në erën e rritjes së digjitalizimit dhe rrjedhjes s shpejtë të informatave, është sfidë që lajmi i vërtetë të del në pah, në detin e spekulimeve dhe lajmeve të paverifikuara.

Videoja e tretë që flet për sigurinë e gazetarëve e cila është kyçe për sigurimin e qasjes tek informatat.

Fushata do të jetë aktiv në 15 ditët e ardhshme të mediave digjitale në Maqedoninë e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button