Punonjësit e kulturës kanë mbetur pa mëditje për një javën, kurse një pjesë edhe pa rroga

Në disa prej institucioneve të kulturës nuk u është paguar rroga për muajin janar për shkak se përllogaritjet e pagave janë bërë në përputhje me ndryshimet e fundit të Ligjit për punë për të dielën si ditë jopune, kështu që Ministria e Kulturës me gjasë nuk di se si ta procesojë, reaguan nga Sindikata për kulturë e Republikës së Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Nga atje theksojnë se pjesa tjetër e institucioneve ku tashmë është paguar paga për muajin janar, nuk i kanë respektuar ndryshimet në ligj, kështu që puna e kategorive të caktuara të punëtorëve që zhvillohet të dielën nuk është paguar.

“Kjo është shkelje e rëndë e Ligjit për Marrëdhënie pune nga Ministria e Kulturës dhe disa institucione. Prandaj, kërkojmë urgjentisht sqarim publik nga Ministria e Kulturës pse shkelet Ligji për Marrëdhënie pune dhe kur dhe si do të tejkalohet problemi me të dielën si ditë jopune. Gjithashtu kërkojmë nga Ministria që të vendosë përgjegjësi me të gjithë drejtorët e institucioneve që kanë shkelur Ligjin për marrëdhënie pune. Ndryshe, SKRM do të fillojë procedurat ligjore për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve në kulturë”, reaguan nga SKRM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button