Bekteshi: Në vend të ngrirjes së çmimeve, do të vendosen marzhe

Çmimet e ngrira të disa produkteve ushqimore vlejnë deri në fund të shkurtit, ndërsa më pas në vend të kësaj me gjasë Qeveria do të vendosë për masën për përcaktimin e marzheve në tregtinë me shumicë dhe pakicë, për të parandaluar rritjen e tyre, transmeton Portalb.mk.

“Këtë javë dhe javën tjetër do të kemi takime direkte me të gjitha palët e përfshira, posaçërisht prodhuesit dhe tregtarët me produktet ushqimore, ato produkte që janë theksuar në vendimin për ngrirje, që të gjejmë mënyrë që mos të rriten çmimet, me shumë gjasë do të shkohet me definimin e marzhave të caktuara në tregtinë me shumicë dhe pakicë”, deklaroi Bekteshi.

Qeveria në fillim të dhjetorit 2021, ngriu çmimet e ushqimeve bazë deri në fund të janarit 2022 dhe më pas e zgjati masën deri në fund të shkurtit.

Masa përfshinte ngrirjen e çmimeve të: bukës, sheqerit, miellit të tipit 400, vajit të luledielli, qumështit me përmbajtje yndyre 2.8, 3.2 dhe 3.5 për qind, mish të freskët dhe produkteve të mishit, djathit, gjizës, orizit, vezëve dhe makaronave.

Vendimi nënkuptonte që çmimet më të larta për këto produkte mbeten në nivelin e çmimeve të rregullta të aplikuara më 1 dhjetor 2021, në tregtinë me shumicë dhe pakicë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button